May 8, 2024
Rajon - Botë

Rezultatet LIVE, ulet përparësia e Erdogan, por ende është mbi 50 për qind

Me afrimin e numërimit të votave kah fundi, po bie përparësia e presidentit turk, Recep Taiyp Erdogan ndaj kundërkandidatit të tij, Kemal Kilicdaroglu.

Pas rreth 84 për qind të votave të numëruara, Erdogan ende është mbi 50 për qind por me vetëm 50.2 për qind, Kilicdaroglu ka arritur mbi 44 për qind. Nëse mbetet ky raport deri në fund, atëherë Erdogan do fiton edhe një mandat që në raundin e parë, pa pasur nevojë për raund të dytë. Pot gjasat që të kete raund të dytë vazhdimisht po rriten.

Ndërkohë Kilicdaroglu dhe përkrahësit e tij thonë se janë në përparësi, duke akuzuar agjencinë shtetërore të lajmeve Anadoly Agency për manipulime me rezultatet e deritanishme.

Rezultatet LIVE në këtë LINK: https://www.aljazeera.com/news/liveblog/2023/5/14/turkey-election-results-live-news-vote-count-under-way