May 6, 2024
Sport

Reprezentuesit grumbullohen në Shkup për ndeshjen me Italinë dhe Maltën

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut janë grumbulluar mesditën e kësaj të hëne në Shkup për dy ndeshjet eliminatore për Euro 2024 të muajit shtator ndaj Italisë dhe Maltës.

Reprezentuesit iu paraqitën ftesës së seleksionuesit Bllagoja Milevski në hotelin Hilton, ku të pranishëm ishin yjet si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Elif Elmas e të tjerë, ndërsa mungoi Arijan Ademi që do ti bashkohet grupit me vonesë.

Përfaqësuesja e vendit sonte do të ketë stërvitjen e parë në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë, ku do të shënoj startin e përgatitjeve.

Ekipi i udhëhequr nga Bllagoja Milevski ndeshjen e parë do ta luaj me 9 shtator me Italinë në “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa tre ditë më vonë do të zhvillojë transfertën me Maltën.