Sport

Renditja e re e FIFA-s: Kosova me pozitë rekord, Shqipëria vazhdon ngritjen

Qeveria e Futbollit Botëror FIFA, sot ka bërë renditjen më të re për ekipet përfaqësuese. Ndonëse u mposht nga Ukraina në eliminatoret e Evropianit dhe mundi Armeninë në miqësore, Maqedonia e Veriut ka ruajtur status kuonë në këtë ranglistë, teksa mban pozitën e 66-të në botë. Falë triumfeve ndaj Çekisë dhe Bullgarisë, Shqipëria është ngjitur me 3 pozita në renditjen globale duke u pozicionuar aktualisht në vendin e 59 në botë. Sa i përket Kosovës, tetori ka qenë i suksesshëm për Dardanët. Fitorja ndaj Andorrës ka bërë që Kosova të shënojë ngritje për 6 pozita, duke u klasifikuar aktualisht në vendin e 105-të, nga i 111-të ku ndodhej muaj më parë. Në krye të renditjes klasifikimit të FIFA-s vazhdon të qëndrojë Argjentina kampione në fuqi e Botës, e ndjekur nga Franca dhe Brazili që kompletojnë podiumin.