May 24, 2024
Sport

Historike, Voska Sport kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Voska Sport është kualifikuar për herë të parë në histori të saj në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi në çerekfinale eliminoi Bregallnicën e Shtipit.

Skuadra shqiptare arriti të triumfojë ndaj Bregallnicës me golin e vetëm të Alen Jasharovskit të realizuar në minutn e 70-të. Ekipi nga Ohri luajti me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e 49-të, pasi me karton të kuq u përjashtua nga loja, Novak.

Kualifikim për në gjysmëfinale morën edhe Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Tikveshi, ku eliminuan nga kjo garë Sileksin dhe Brera Strumicën.

Ndërkohë ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit në kuadër të kësaj faze që ishte e paraparë të luhet ditën e sotme, e njejta u shty për nesër për shkak të kushteve jo të mira në stadiumin “Boris Trajkovski”.