April 26, 2024
Maqedoni

Rektori i UT-së ngushëllon familjen Ramadani nga Kumanova

Telegram ngushëllimi

Po përjetojmë dhimbje të madhe sikurse familja Ramadani për humbjen e jetës së djalit të tyre, Erdan Ramadanit, studentit tonë shembullor. Që nga data 27 shtator kur edhe mësuam lajmin e kobshëm për aksidentin fatal në rrjedhën e lumit Vardar, ne drejtuesit e Universitetit të Tetovës, Fakulteti Filozofik dhe të gjithë studentët jemi solidarizuar me familjen Ramadani nga Kumanova.

Sot e përgjithmonë do ta kujtojmë për edukatën, përkushtimin për arsim, altruizmin për të mirën e përgjithshme dhe angazhimin e tij në aktivitete dhe veprimtarinë arsimore-shkencore të Universitetit të Tetovës.

Shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjen e respektuar Ramadani, miqtë, kolegët e tij studentë dhe mbarë opinionin publik.

U prehtë në paqe!

Rektori,
Prof. Dr. Vullnet Ameti