May 6, 2024
Maqedoni

BDI publikon listën në Tetovë, goxha e paskan kopjuar me dizajn “Më Mirë për Tetovën” (Foto)

Bartës liste nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Dega Tetovë, do të jetë juristi Blerim Osmani, i ndjekur nga mjeku Liridon Disha, edukatorja Naile Durmishi, etj.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq fushata zgjedhore do të fillojë më 17 shtator.
Lista e kandidatëve të BDI-së është publikuar në formë të tabllosë, njëjtë si u publikua më herët lista e iniciativës “Më Mirë për Tetovën”. “Goxha na paskan kopjuar që tregon mugesë ideshë, po ska lidhje. BDI mund te kopjon dizajnin, por jo edhe nivelin e kandidateve të Më mirë për Tetovën”, thonë nga kjo iniciativë.