Ministri Bekim Sali në iftar me personelin e Spitalit “8 Shtatori”

Si shumica e mjekëve profesionistë, edhe Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, si duket më mirë e ndien veten në mesin e kolegëve, se në postin ministror. Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi, që tregon se Sali sonte ka vendosur që Iftarin ta bëjë me personelin e spitalit “8 Shtatori”.
Përveç Iftarit modest, ministri Sali ka shfrytezuar rastin të bashkëbisedojë me personelin e spitalit “8 Shtatori” për nevojat akute të këtij institucioni, në funksion të shërbimeve më efikase për pacientët.