May 18, 2024
Maqedoni

Rehabilitohet rruga nga Ohri deri në pikën kufitare Shën Naum me Shqipërinë

Rruga rajonale që lidh qytetin e Ohrit dhe kalimin kufitar me Republikën e Shqipërisë në “ Shën Naum” do të rehabilitohet dhe riparohet nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH). Nga kjo ndërmarrje gjatë ditës së sotme kanë njoftuar do të rehabilitohet rrugë me gjatësi prej 24 km me ç’rast rehabilitimi i kësaj rruge do të lehtësoj qarkullimin drejt kalimit kufitar dhe njëkohësisht do të ndikojë në zhvillimin e turizmit në këtë anë.