April 27, 2024
Kulturë

Nehat Jahiu shpallet shkrimtari, poeti i vitit

SHSH”ABC-POETIKE” Shkup, për krijues të vitit, shpalli shkrimtarin poetin, publicistin NEHAT JAHIU nga fshati Orizare i komunës së Likovës rrethi i Kumanovës- RMV.
Pedagogu i gjuhës dhe letërsisë z.Nehat Jahiu është shkrimtar, poet dhe publicist i njohur shumëvjeçar. Nehat Jahiu lindi më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të komunës së Likovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë ndërsa shkollën e lart pedagogjike-dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjakovë. Punoi në shkollën fillore “Faik Konica” të fshatit Orizare dhe në Slupçan.
Profesori në pension z. Nehat Jahiu është ndër krijuesit më të suksesshëm për vitin që po e lëmë pas. Por jo vetëm kaq, ai gjatë tërë jetës së tij krijoi dhe nuk pushoi së krijuari, botuari, promovuari libra të zhanreve të ndryshme letrare: romane, përmbledhje poezish, letra të shkruara për të kaluarën tonë në bazë të kujtesës së tij dhe të sotmes për të bërë ndryshime.
Mburremi për këshillat dhe i falënderohemi për bashkëpunimin shumëvjeçar.