Regjistrohet vetëm një rast me koronavirus në 24 orët e fundit, 3 viktima

Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 1 375 testime të dyshuara për Koronavirus dhe prej tyre ka rezultuar vetëm një rast pozitiv, në qytetin e Kumanovës, mbas 16 muajsh pandemi në vend. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar edhe 77 pacientë të tjerë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155 418 raste, prej të cilëve 149 496 janë shëruar, kurse 5 458 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 464 raste aktive me virusin Korona, edhe ky një minimum historik që nga vera e vitit të kaluar.

Related posts

Të nderuar bashkëqytetar kërkoj besim dhe vota nga ju për tu zgjedhur President Republike në vitin 2024

Lideri2 MK

Presidenti Pendarovski në festë te Taravari për ditën e Komunës së Gostivarit

Lideri2 MK

Kulturë, Teatri Shqiptar shfaq premierën “Daja Vanja”

Lideri MK