May 4, 2024
Kolumna

Pershendetje e nderuara zonja profesoreshë

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Përshëndetje e nderuara profesoreshë që para ca ditësh lexove një koment tuajin ku edhe kuptova se kishe rrëshqitur në politikë. Po të kishit qenë me moshë të re dhe me përvojë fillestare në proçesin arsimor nuk do ua kisha zënë për të madhe, por edhe njëra edhe tjetra për fat të keq nuk ju mungon.

Po për fatë të keq ju kishte rrëmbyer jo lumi, por përroi me ujë të turbulltë kur mbush shtratin dhe në të shtratim me ujë të turbulluar. E nderuara profesoreshë jo vetëm ty , por ka edhe ca të tjerë të të dy gjinive që punojnë në arsim në kohën e fundit po na i ndytë ky uji i përroi që po e mbush shtratin me ujë të turbulltë.
Unë nga ju, por edhe nga shumë të tjerë ua uroni postet disa udhëheqësve në resore të larta të arsimit.

Më ra rasti në një rast ku në një postim lexova: “ Urime postin e drejtorit të…, i nderuari z….! Mbaj shpresë dhe besoj i nderuari z. Drejtor se me emrimin tuaj në këtë post do të ndryshojnë për të mirë gjërat në arsim, sepse këta të tjerët na e shkatrruan arsimin”.
E nderuara Zonja Profesoreshë! Unë për fat të keq apo për fat të mirë e dija se ku aludoje.

Një që unë di të lexoj mes rreshtash, por nga ana tjetër hetova tek ju se ky përroi i fshatit tim kur bie shi jo vetëm që e ka ujin të turbulltë, por edhe që nga mali, në fshat, në ara kur rrëshqet nga shtrati i mbush arat me mbeturina. Në këtë rast lexova mes rreshtash edhe tek komenti juaj që kishit rrëshqitur në parti politike dhe për fat të keq të nxënësve ua kisha kthy shpinën misionin tuaj të shenjtë.

E nderuara Profesoreshë! Ju dhe disa të tjerë që mendoni kështu se dikush tjetër na e paska shkatrruar arsimin shumë gabim je. Nëse njerëzit arsimit e duan profesionin e tyre shpirtrisht nuk mund të ua shkattroj juve dhe disa të tjerëve si ju, sepse ata nuk vijnë në shkollë për të ligjëruar gjatë orëve mësimore. Nëse është shkatrruar arsimi shqip te ne në Maqedoninë Veriore edhe ate që arsimi fillor, i mesëm dhe ai sipror është shkatrruar nga ju dhe disa si ju që jeni për çdo ditë në mesin e nxënësve.

Ju kisha lutur ju dhe disa të tjerëve që jeni drejtpërdrejt kyçur me nxënësin në proçesin edukativo- arsimor dhe keni kontribuar për të e shkatrruar arsimin duke u marr me bisnese private që i keni të dorës së parë, ndërsa profesionin tuaj e keni lënë të dorës së dytë, tretë dhe… Të lutem kur të e hedhësh gurin mos e fsheh dorën! Të lutem mos u mundo që pataten e ngrohtë nga dora juaj të e hudhni në dorën e tjetërkujt!.