May 12, 2024
Maqedoni

Kasami dhe Taravari shpërndanë 1.000 iftare për studentët dhe skamnorët

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami dhe i Gosticarit Arben Taravari, njëheri kandidat për president, kanë shpërndarë 1.000 iftare për studentët dhe skamnorët.
“Bashkë me kandidatin për president z.Arben Taravari si dhe Shoqatën Humanitare “Agimi i Bamirësisë”, shpërndamë mbi 1.000 iftare për student dhe familje në nevojë. Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës ku ne kemi nevojë për njëri tjetri.

Vullnetarët e shoqatës Allahu i shpërbleftë për mundin e tyre përgjatë gjithë këtij muaji,

Agjërim të pranuar! 🤲🏻🤍”, ka shkruar Kasami.