May 21, 2024
Maqedoni

Regjistrohen 72 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.124 teste për Covid-19 dhe janë regjistruar 72 raste të reja.

Prej gjithësej 72 rasteve të reja, 20 prej tyre janë të riinfektuar. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur. /KlanMacedonia/