Regjisori Abdulla ka ndarë momente nga xhirimet e filmit “AJAL”, me regji të Arben Thaçit, duke veçuar edhe vizitën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, në sheshxhirim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdulla e përshkroi vizitën e ministrit si të papritur dhe pa protokoll, duke theksuar se ajo la përshtypje pozitive te ekipi i filmit.
“Përtej pozitës dhe përgjegjësisë që mban, pamë nga afër një njeri modest, punëtor dhe të afërt, i cili me energjinë e tij pozitive na dha motivim dhe frymëzim”, shkruan Abdulla.
Ai shton se vizita solli pozitivitet dhe motivim gjatë procesit të xhirimeve.
“Një takim që na kujtoi se mbështetja, respekti dhe afërsia me njerëzit që punojnë çdo ditë janë ato që krijojnë energjinë më të mirë”, thuhet në postimin e regjisorit.

