May 30, 2024
Kosovë

“Reciprocitet he loçkë!”/Xhevdet Pozhari reagon pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel

Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar arritjen e marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Pozhari në një postim në Facebook ka përmendur pikën e marrëveshjes që flet për tiketat për regjimin e tiketave ngjitëse mes Kosovës dhe Serbisë, që hyn në fuqi nga data 4 tetor.

“Nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.

Pronarët e veturave nuk do të jenë të detyruar të marrin targa të përkohshme kur hyjnë, përkatësisht në Kosovë e Serbi, por do të detyrohen që me letër ngjitëse të m bulojnë elementet shtetërore në targa. Reciprocitet he loçkë!”, shkroi Pozhari në Facebook.