May 12, 2024
Kosovë

Vjosa Osmani mer shënjestër si ish presidentja kroate, Kitaroviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Kroaci ka vizituar fabrikën e armëve “HS Produkt LTD” e cila gjendet në qytetin Karlovac.

Kjo kompani kroate e prodhimit të armëve të zjarrit është e njohur për projektimin dhe prodhimin e pistoletave gjysmë automatike.

Osmani është njoftuar nga afër për punën që bëhet në këtë fabrikë, derisa ka testuar edhe disa prej armëve.

Në një fotografi që ka publikuar presidentja Osmani në Facebook, shihet teksa është duke shënjestruar. /Telegrafi/