April 29, 2024
Maqedoni

Realizohet edhe një premtimi i Alternativës për komunën e Likovës

Në Komunën e Likovës po hapet Njësi Rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, me çka do të përmirësohet dukshëm edhe sistemi i informacionit, por edhe bujqit do të kenë qasje më të lehtë e më të shpejtë në ofertat e Ministrisë së Bujqësisë.

“Zhvillimi i Likovës ka qenë pjesë e marrëveshjes politike të Alternativës për t’u përfshirë në qeveri, andaj unë e kam detyrim nga kryetari Afrim Gashi që të kujdesem në mënyrë të veçantë për këtë komunë. Kam shumë shpresë që hapja e kësaj zyre të bëhet shumë shpejt dhe bujqit e Likovës të mos i kenë më këto ankesa.”, pati deklaruar ditë më parë gjatë vizitës në Komunën e Likovës zëvendësministri Abdylshyqyr Abedini.

Edhe unë si kryetar i degës së Alternativës në Likovë, së bashku me anëtarët e kryesisë, jemi të gatshëm gjithnjë për t’i ndihmuar bujqit dhe qytetarët e komunës së Likovës në ministrinë e Bujqësisë dhe në ministritë dhe drejtoritë që udhëheq Alternativa.