May 15, 2024
Maqedoni

Realitatea: Shërbimi ukrainas ka përgatitur atentat ndaj Bujar Osmanit, reagon MPJ

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ishte shënjestër e një sulmi gjatë vizitës së tij në Moldavi, të cilën e ka kryer në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, raportojnë mediet në Moldavi.

Sipas medies “Realitatea”, ishte planifikuar sulm ndaj Misionit të OSBE-së në Bender, ndërsa shpërthimi është dashur të ndodhë një muaj më parë, më 14 shkurt, kur Kryesuesi i OSBE-së Osmani ishte për vizitë në rajon.

Në artikull, media raportoi se Tiraspol, kryeqyteti i Transnistrisë – rajon i shkëputur nga Moldavia, akuzoi shërbimin e sigurisë së Ukrainës për planifikimin e sulmit. Siç thekson portali, sulmi ishte planifikuar me automjet në të cilën ishte vendosur eksploziv. Sipas pretendimeve të autoriteteve, automjeti do të duhej të ishte parkuar pranë kalasë së Benderit.

Siç thuhet në tekstin e “Realitatea”, pas parandalimit të qëllimit, delegacioni i Osmanit, i cili numëronte rreth 20 persona, do të sulmohej rrugës për në qytetin e Kishinevit, por më pas kryerësi hoqi dorë nga ideja për të sulmuar Kryesuesin e OSBE-së Osmani, për të mos rrezikuar jetën e tij.

MPJ: Nuk kanë ekzistuar indikacione për një sulm të mundshëm ndaj Osmanit gjatë vizitës së tij në Moldavi

Shkup, 15 mars – Ministria e Punëve të Jashtme, pas informacioneve të publikuara për sulmin e mundshëm ndaj delegacionit të OSBE-së gjatë vizitës në Moldavi, me rajonin e Transnistrisë të udhëhequr nga Kryesuesi i Organizatës, ministri Bujar Osmani, informon për se ë kuadër të OSBE-së, vizitat e delegacioneve të Organizatës dhe vizitat e kryesuesit parashohin protokolle të veçanta sigurie që janë nën kompetencat e vendit nikoqir.

“Vizitat e realizuara në Ukrainë, Moldavi, si dhe vizitat e planifikuara në terren në të ashtuquajturat “zona të prekura” kryhen me një tregues të qartë se janë vizita të delegacionit të OSBE-së, të cilat në marrëdhëniet ndërkombëtare konsiderohen vizita me rrezik dhe vigjilencë të shtuar”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Kryesuesi kishte besim të plotë te shërbimet e sigurisë së Moldavisë dhe tek autoritetet atje, të cilët garantuan sigurinë e tij dhe të delegacionit. Nuk kemi qenë të informuar dhe nuk ekzistonin indikatorë për ndonjë kërcënim apo sulm të mundshëm ndaj delegacionit të OSBE-së, e as ndaj Kryesuesit Osmani gjatë vizitës së tij.

MPJ shton se siguria e përfaqësuesve të OSBE-së është me prioritet të lartë dhe Organizata do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet lokale gjatë çdo vizite dhe në çdo vend.