May 16, 2024
Sport

Real Madridi triumfoi në “El Clasico” ndaj Barcelonës në një ndeshje që prodhoi dramë. “Los Blancos” arritën fitore me rezultatin 2-1, me golat e Benzemas dhe Toni Kros.

Real Madridi triumfoi në “El Clasico” ndaj Barcelonës në një ndeshje që prodhoi dramë. “Los Blancos” arritën fitore me rezultatin 2-1, me golat e Benzemas dhe Toni Kros.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për ecurinë e ndeshjes. Ai deklaroi se “Los Blancos” kanë arritur limitin fizikisht pas orarit të ngjeshur të ndeshjeve.

“Fizikisht kemi arritur limitin, na duhet lojtarët për ndeshjet e ardhshme. Jemi në limit, por jemi gjallë. Ishte një ndeshje e komplikuar, Barcelona është një skuadër fantastike. E kontrolluam ndeshjen dhe e merituam fitoren, kishim shumë raste. Asgjë nuk do të ndryshojë pas kësaj ndeshje, ne do të vazhdojmë kështu dhe nuk do të dëgjojmë ato gjëra që thuhen jashtë”, përfundoi Zinedin Zidan.