Ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, raportohet se ka mbetur i vrarë gjatë valës së fundit të sulmeve ajrore që Izraeli kreu ndaj objektivave brenda territorit iranian, sipas raportimeve fillestare të mediave rajonale dhe burimeve ndërkombëtare.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë në mediat ndërkombëtare, Ahmadinejad dyshohet se ndodhej në një zonë të goditur nga sulmet ajrore, ku janë raportuar edhe viktima të tjera, përfshirë pjesëtarë të sigurisë. Detajet mbi rrethanat e sakta të ngjarjes ende mbeten të paqarta.
Deri në këto momente, autoritetet më të larta shtetërore në Iran nuk kanë publikuar një deklaratë të plotë zyrtare që konfirmon përfundimisht vdekjen e ish-presidentit, ndërsa lajmi po trajtohet si zhvillim në vazhdim.

