Ramadan Ramadani

Nuk më duket se është temë aktuale e as që do ketë shpejtë ndonjë ndryshim në kreun e partisë më të madhe opozitare në vend BDI, por sipas krejt parametrave Bujar Osmani është kryetari i rradhës i kësaj partie.
1- pasi në zgjedhjet e fundit lokale nuk ka fitues ndaj oponentit direkt VLEN, përveç Erkan Arif-it të Likovës i cili nuk ka shprehë asnjëherë pretendim për drejtim të kësaj partie, atëherë parametri i parë do jetë numri i fituar i votave ku kryeson Bujar Osmani
2-edhe nëse mbetet ky Kod zgjedhor dhe këto njësi zgjedhore ai vjen nga Çairi që hyn edhe në njësinë 1 dhe në atë 2, që kombinuar bashkë arrijnë numrin e deputetëve potencialisht të fitueshme në njësinë 6.
3-prej asaj që duket në opinion të vetmet degë, struktura të BDI-së që kanë aktivitet, funkcionojnë dhe bile sjellin aderime janë mu degët që i drejton Bujar Osmani si nënkryetar aktual.
4-kapaciteti kooalicinues edhe për opozitë edhe për pozitë i Osman-it si ish antar i qeverive të ndryshme të VMRO-së dhe LSDM-së dhe pjesmarrës në koalicione të ndryshme; para dhe pas zgjedhore as nuk matet me tjetër kë në atë parti, pos me liderin aktual.
5-ndërsa sa i përket kapacitetit dhe nivelit të kontakteve mbarëshqiptare dhe ndërkombëtare Osmani shihet se ia tejkalon edhe kryetarit aktual Ahmeti.

sqShqip