May 28, 2024
Maqedoni

Nesimi: Duhet të ndërtohen parkingjet në hyrje të Tetovës dhe afër ndërtesës së gjykatave

Arita Nesimi, kandidate e Alternativës për këshilltare në komunën e Tetovës, në “Click 21” tha se për t’u larguar kaosi në trafikun e Tetovës duhet fillimisht të intervenohet në ndërtimin e parkingjeve, në dy pika.

“Ka disa pika në qytet që duhet të krijohen parkingje. Do të ishte mirë që të ishin parkingje me kate, në pikën e Veros, që është në hyrje të Tetovës, te gjyqi i qytetit dhe disa pika tjera”, tha Nesimi.