May 2, 2024
Maqedoni

Një viktimë dhe 54 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.087 teste të kryera janë regjistruar 54 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 32 vetëm në Tetovë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 28 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit, në kushte spitalore ka ndërruar jetë një 77-vjeçar nga Tetova. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.506 raste, prej të cilëve 150.399 janë shëruar, kurse 5.494 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 613 raste aktive me virusin korona.