May 1, 2024
Kolumna

Rama vazhdon të na ndajë

Edi i tërbuar dhe letra e tij “mu nuk më han Luli…!”

Ramazan Bekteshi

Edi ‘furioso’, vepron, flet, dhe shkruan sikur mos i takonte botës shqiptare, andaj ne dyshojmë se Kryeministri abuzon me substanca të ndaluara, sepse kur Rama është në një gjendje të mjerë, ai s’di se ç ‘bënë, ai e shndërron edhe arin olimpik në plumb/tunxh, ashtu si ndodhi rishtas në Tiranë.

Rama vazhdon të n’a ndaj, ai në mënyrë sistematike vazhdon t’i dhunoj shqiptarët në mënyrë psikologjike kudo që janë me veprat e tij të mbrapshta. Shqipëria e Ramës nuk merret me 1001 hallet e qytetarit, por ai ia shton Kosovës hallexhie edhe 1001 të tjera.

Pas forumit të Shkupit Rama na solli Grenell-in në Shqipëri për t’ia promovuar ‘minishengenin e ri’ të tij, dhe Ramës si ha ‘Luli’ se ky, Grenell, para do ditësh në Beligrad tha: “Sot ne i nderojmë heronjtë serbe të #Vidovdanit. Dhe pastaj vazhdon me ftesën e Bregoviqin edhe pse ai tha se Nënë Teresa është një jevgë, por edhe kjo s’ka rendësi për Ramen derisa Bregoviq e promovon ‘minishengenin e ri’ të Ramës e Vuçiqit. Dhe spektakli rama-ian s’ka të sosur, sepse ai ka arsenal befasues për shqiptaret matanë kufirit, ai i shpall ‘lufte’ ‘armatës digjitale’ në mes pandemisë dhe zjarreve që janë duke shkrumbuar Shqipërinë.

Kur super-trajneri ynë Toni Kukaj ia behu në Tiranë me sportivitet, me dy gocat e arta olimpike, në kohë tensionesh në mes Ramës dhe Kosovës por jo dhe Shqipërisë, për të shtendosur tensionet dhe me shpresë se ari do t’a qetësonte dhe lumturonte Ramën, sepse ari olimpik i Kosovës është po aq edhe i Shqipërisë, sepse Shqipëria është Nëna jonë. Kështu ndjehen për Nënën shqiptarët në Kosovë, në Mal të Zi, Luginë, MV, gjysma e votuesve të Ramës në Shqipëri, si dhe diaspora jonë e madhe shqiptare.

Rama këtë gjest të sportisteve tona në vendëse t’a bënte krye ngjarje dite, ai zgjodhi arrogancën dhe injorancën e tij si e ka zakon duke thënë: “Kërkuan që të me takonin…” i bie se ky zotriu është aq i madh sikur kampionet e arta olimpike ti kishin ardhur te Rama për konvalidim të medaljeve, sepse vetëm atëherë e paskan vlerën e vërtetë.

Rama vazhdon më tej me nënçmimin e kampioneve duke thënë: “ kërkuan të dilnim edhe në fotografi, unë thashë – po unë jam tradhtar”, Rama sërish me arrogance flet se ata e kanë lutur sepse ishin të pa ftuara, derisa te fjalia pasuese kur thotë se: “po unë jam tradhtar” aty, unë pajtohem plotësisht me Ramën. Në vazhdim me cinizëm pohon se: “I bëme fotografitë, që kishin dëshirë edhe t’i postoja në faqen time”. Pra, Rama lëre që s’i ftoi kampionet Olimpike, por të pa ftuarat i nënçmoi keq me këtë formë komunikimi.

Dalldisja e Ramës nuk ndalet me kaq por duke e thelluar hendekun e urrejtjes ndër shqiptar vazhdon: “Mirëpo, siç e prisja, ushtria digjitale e kinse patriotëve matanë kufirit, që të sharat e mallkimet i kanë armët e tyre të luftës qorre…”. Dhe cinizmi i tij e arrin kulminacionin me këtë të thëne: “dhe që s’po dinë hiç çka t’i bëjnë gomarit e po i bien samarit” që sipas tij i bie, se gomari n’a qenka në Prishtinë, e ky samari i Tiranës e han dajakun duke aluduar në vetveten, pra nga ‘ushtria digjitale kinse e patriotëve matanë kufirit’, duke aluduar te shqiptaret jashtë Shqipërie dhe duke mohuar realitetin se edhe gjysma e zgjedhësve të tij janë kundër veprimeve tij meskine qe i bënë në akordim me armikun tanë, që tani ai është vëllai i Rames, pra Vuçiqi, e ne këtej kufirit armiqtë e tij.

Rama e përfundon kështu “Dhe së fundi, kush në Kosovë mendon se duke më sharë e mallkuar mua e bën Kosovën më të fortë në luftën diplomatike për njohjen nga Serbia, pushka top le t’i bëhet…” Jo, jo Rama lëri këto marrëzira se kësaj i thonë, prit gomar të bij bar, sepse ti me diplomacinë tënde e ke bërë Kosovën me të dobët, ti e ke fut Shqipërinë në hartën e karteleve dhe vendit transit të narkotikëve. Ti bashkë me vëllain tënd Vuciq duhet të ikni, ai në Hagë e ti në Amerikën Latine nëse ke fat, sepse në Shqipëri edhe ty të pret burgu.

Kryeministër, as paqja qe flet ti, as monologu, as arat e babës, as frazat e tua si: ‘Serbia u duket gjithnjë e më e pafajshme, ndërsa Kosova gjithnjë e më pak e arsyeshme’(ndërkombëtarëve) sipas teje, kjo nuk është një mendësi shqiptare, kjo është një mendësi dhe propagandë serbe që e paske përqafuar me aq pasion.

Rama, me ty në krye, Shqipëria është si Kolumbia, por dallimi i vetëm është se Pablo Escobar ishte një kapo që vepronte kundër shtetit, në Shqipëri, kapoja Pablo është vetë Kryeministri Rama dhe ti e ruan veten dhe rrjetin. Ti e përqesh me përbuzje nacionalizmin shqiptar në Kosovë e trojet shqiptare si të verbër, por i verbër je ti kryeministri Rama që i mohon tre gjenocidet serbe mbi popullatën tonë, secili më i tmerrshëm se tjetri.