May 15, 2024
BallinaMaqedoni

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë, “PA KUFI” për 9 muaj në pikën e kalimit të Morinës

Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen me procedurë të përshpejtuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Për 9 muaj, nga 1 maj deri më 30 janar të vitit të ardhshëm, qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do ta kalojnë kufirin pa paraqitur dokumentet e identifikimit.

Më herët kjo lëvizja pa procedurë ishte vetëm gjatë 3 muajve të verës.

Qytetarët e Kosovës thonë se zbatimi i marrëveshjes do të shmangë trafikun në Morinë, sidomos gjatë muajve të verës.

Vetëm në orët e para të kësaj të mërkurë, nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri rreth 5 mijë qytetarë me 3 mijë mjete të vogla e dhjetëra autobusë.