April 29, 2024
Maqedoni

Qyteti Bursa nderoi viktimat e tragjedisë në Bullgari

Gjatë qëndrimit tonë dyditor në Bursa të Turqisë, me rastin e hapjes së ekspozitës personale të piktorit Reshat Ahmeti, u nderuan viktimat e tragjedisë së shkaktuar nga djegia e autobusit. Fjalët e para gjatë pranimit të kryetari të qytetit, Alinur Aktash, ishin fjalët ngushëlluese drejtuar neve dhe familjarëve të të vdekurve. Hapja e ekspozitës u përcoll me lutje drejtuar viktimave të kësaj tragjedie të paparë.
Këtë ekspozitë reprezentative e organizoi Grupacioni Medicana, nën ombrellën e së cilës janë edhe shkollat private MBA. Përpara se të hapej ekspozita, piktori Ahmeti mbajti një mësim interaktiv në atelienë e shkollës, ku para nxënësve të talentuar për pikturim ua sqaroi fshehtësitë e pikturimit dhe esencën e dritës si element kryesor për artin në përgjithësi.
Përveç tjerash, në Bursë sot u takuam edhe me disa bashkatdhetarë tanë, ndërkaq në xhaminë kryesore u fal edhe namazi simbolik i xhenazes për ata që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari.