Qytetarë të shumtë kanë denoncuar se ka nisur ndërtim i njê objekti pa leje në tokë shtetërore, në lokalitetin e njohur si “1 Maji”, në Malin Sharr. Rasti ka ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e ndërtimeve në këtë zonë dhe përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e pronës publike.
Sipas informacioneve nga burime në VLEN, bëhet fjalë për një objekt që dyshohet se po ndërtohet pa lejet përkatëse, në një hapësirë që pretendohet se është pronë shtetërore. Autoritetet kompetente pritet të verifikojnë dokumentacionin, statusin juridik të parcelës dhe ligjshmërinë e ndërhyrjeve ndërtimore.
Nëse dyshimet vërtetohen edhe ligjërisht, ndaj personave përgjegjës pritet të ndërmerren masa në përputhje me dispozitat ligjore. Gjithashtu sipas informacionëve mirë të informuara, këtë ndërtim e ka filluar një ish zyrtar i BDI-së, të cilit i dihet edhe emri por për shkak të hetimeve nuk do të bëhet emri publik. Marim vesh se ekzistojnë edhe foto nga ky rast.

