May 15, 2024
Kolumna

Qytetarë mësohuni që ta bëni përzgjedhjen e mire dhe tē duhur tē politikanëve në skenën politike

Ejup Berisha

Nē jetë gjithcka është mësim, po po gjithcka duhet të mesohet pra edhe pērzgjedhja e politikaneve duhet mirë të mesohet.Nuk duhet që gjithkush të përzgjedhet kjo flet dhe është dëshmi se ky nuk është ndonjë mësim i lehtë e i thjeshtë por është shumë i komplikuar. Duhet mbajtur llogari se kush zgjedhet që të bëhet pjesë e aktivitetit tejet kompleks dhe shumë të vështirë shoqëror dhe njerëzor politikës. Duhet pasur kujdes që njerezit te cilët në jetën e tyre nuk janë aftësuar për dicka apo të cilet nuk kanë ndonjë profesion te caktuar keta asesi të mos zgjedhen në politikë sepse të njëjtët përher ngelin peng të paaftesive të tyre, kjo dhe për faktin se për këta individ qëndrimi në politikë bëhet cështje të jenë ndërsa largimi i të njëjtëve prej saj bëhet qështje të mos jenë. Ky është problem shumë i vështire dhe tepër brengoses sepse mund të shkakton shumë komplikime e kokcarje për njerëzit jo vetëm për ata që duhet ta braktisin politikën por edhe për qytetarët në përgjithsi. Njerëzit për tu bërë pjesë e politikës bëjnë gjithcka ndërsa edhe për të mbetur sa më gjatë pjesë e saj ata mund të bëjnë shumcka. Kur flasim për mundësitë e bërejeve gjithmonë flasim për të bëra të pamenduara dhe të palogjikuara mirë sepse ata individ të cilët e ndjejnë rrezikun nga braktisja e politikës apo dhe nga humbja e pushtetit ndërsa të njëjtët nuk kanë ndonjë aftësi apo profesion për të mbijetuar më pas në ambientin jo-politik atëher ata mund të bëjnë veprime dhe akte shumë të këqija e të rrezikshme të cilat mund të shkaktojnë pasoja të rënda dhe të pariparueshme për individët e tjerë në shtet dhe në shoqëri. Politika ështe strehimore e sigurte dhe e garantuar për njerëz pa profesion dhe per ata që nuk kanë kurrfar aftësishë planifikimi e posaqërishte per individët qe nuk dinë të veprojne si duhet në ambientin politik. Në kohërat bashkëkohore shumica e njerëzve që nuk i kanë aftesitë qe u përmendën më larte janë pjese e politikes. Ndërsa kjo e fundit përpos planifikimit bëhet edhe përmes veprimeve aktiviteteve, akteve si dhe akcioneve konkrete. Dhe nëse gjërat që planifikohen në politikë nuk zbatohen në praktikë ateher politika mbetet një asgjë pa kurfar përmbajtjeje dhe pa formë konkrete. Prandaj qytetarët duhet pasur kujdes së për kë përcktohen dhe kend e zgjedhin në politikë. Posaqërisht në të duhet pasur kujdes me përzgjedhjen e individëve sepse ka të tille që nuk dinë të planifikojnë dhe të veprojne por ka edhe situata kur politikës mund tia mësyejnë njerëz që mund të kenë mangësi të moralit, e te karakterit por edhe të atillë që kanë edhe probleme psiqike. Pra sot duke e pasur parasyshë lehtësine e përzgjedhjes e të kandidimit si dhe të zgjedhjes së individëve në politikë keta mund të bëhen shumë lehtë dhe pa kurrfar pengesash pjesë e politikës.Me të njëjtët është më i vështirë ballafaqimi e posaqërisht ballafaqimi i qytetarëve me ta. Kjo për faktin se politikanët kur bëhen pjesë e politikës sigurojnë forcë dhe pushtet të madh për veten ndërsa qytetarët nuk janë në gjendje që ta kufizojnë pushtetin dhe forcën e tyre. Derisa politikanët e paaftë e rrezikojnë zhvillimin dhe përparimin e shtetit dhe të njerëzve në shoqëri, politikanët me mangsi morali, karakteri e posaqërishtë ata me probleme psiqike e rrezikojnë egzistencën e gjithmbarshme fizike dhe shpirtërore të njerëzve tjere në shtet dhe në shoqëri. Në jetën e përditshme nuk ka ndonjë mundësi të vërtetohet se cili individ është i paafte që të bëj planifikimin në politikë por edhe të vërtohet aftësia e veprimit te tyre, mundësi verifikimi në jetën e përditshme nuk ka as edhe për ti vërejtur mangësitë e moralit, karakterit dhe të vërtetohet se cila është gjendja reale psicike e individëve qē ja mësyjnë politikës. Prandaj qytetarëve u rekomandohet fillimishtë që të mësojnë e më pas edhe që të dine të zgjedhin individ tē mirë dhe joproblematik në politikë dhe ta shmangin mundësinë që në të të zgjedhin njerëz me mangesi karakteri e posaqërisht të përcaktohen për njerëz të cilët mund tē kenë probleme të theksuara psicike sepse me këta siguria, qetësia shëndeti, jetët e njerëzve si dhe zhvillmi e përparimi I gjithmbarshëm i shoqërisë do të jenë përher në rrezik. Prandaj sic thash edhe në fillim të këtij shkrimi për ti shmangur rreziqet që u përmendën më lartë njerëzit duhet të mësojnë që ta bëjnë përzgjedhjen dhe zgjedhjen e duhur, të qëlluar dhe më të mirën në politikë.