Pas shpalljes së epidemisë në qytetin e Gostivarit dhe rrethinë, Qeveria do të siguroj në ditë nga 50.000 litra ujë për pijë në ditë, me qëllim sigurimin e nevojave elementare për banorët, përderisa zgjatin masat dhe rekomandimet e institucioneve.
Shpërndarja e ujit do të realizohet përmes Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë edhe atë në pikat si vijon, Ujësjellësi Gostivar në rrugën JNA numër 139, Shkolla e mesme ekonomike, Pyjet e Maqedonisë, ESM, në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murat”, gjegjësisht në parkingun e spitalit, dhe Njësinë kundër zjarrit në Gostivar.
Njëkohësisht, gjitha institucionet vazhdojnë me gjitha kontrollet intensive dhe analiza, me qëllim gjetjen e shkaktarit të epidemisë.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet mes tjerash se, kudo që do të vërtetohet përgjegjësi, dhe do të bart përgjegjësi ligjore nga të njëjtjët. Qeveria po ashtu njofton se, do të merren gjitha masat dhe do sigurohen gjitha nevojat për përkrahje të qytetarëve deri në normalizimin e situatës./Alsat.mk.

sqShqip