Është duke u zhvilluar një aksion policor në Gostivar, janë arrestuar drejtori dhe drejtues të NP „Komunalec“
Sipas informacioneve që kemi siguruar, është duke u zhvilluar një aksion i koordinuar i institucioneve kompetente lidhur me rastin e ndotjes së ujit të pijshëm në Gostivar.
Siç mësohet, me procedurë urgjente janë ndaluar tre persona nga NP „Komunalec“ – Gostivar: ushtruesi i detyrës së drejtorit Aratana Asani, shefi i Departamentit të Ujësjellësit Vadedin Dervishi dhe drejtori teknik Leon Nuredini.
Sipas të njëjtave burime, aktivitetet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa çështja fillimisht po hetohet në drejtim të dyshimeve për veprat penale “Ndotja e ujit të pijshëm” dhe “Vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës”, në përputhje me Kodin Penal.
Institucionet kompetente deri më tani nuk kanë publikuar detaje zyrtare për rrjedhën e aksionit, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë një komunikatë zyrtare me më shumë informacione mbi masat e ndërmarra dhe zhvillimet e rastit.
Sipas informacioneve jozyrtare që kemi siguruar, raporti i Institutit të Shëndetit Publik tregon se nga katër mostrat e ujit të analizuara, në dy prej tyre janë gjetur baktere fekale koliforme, ndërsa në një mostër është konstatuar edhe një përqendrim i rritur i klorit.

Video në Link: https://www.facebook.com/share/r/1ZdB1ZSRMM/https://www.facebook.com/share/r/1ZdB1ZSRMM/

sqShqip