May 7, 2024
Maqedoni

Albin Kurti vizitoi familjet e Astrit Deharit dhe Adem Demaçit në ditëlindjen e tyre

Me rastin e ditëlindjes së Astrit Deharit, 26 shkurtit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar familjen e tij.
Të njëjtën ditë ditëlindjen ka psur edhe Adem Demaçi.

“Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë. Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”, ka shkruar Kurti me rastin e vizitave në familjet Demaçi e Dehari.