May 22, 2024
Maqedoni

Qeveria miraton Ligjin e Amnistisë, Ministria e Drejtësisë mohon raportimet për dorëheqjen e Llogës

Ligji i Amnistisë i përgatiur nga Ministria e Drejtësisë është miratuar në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur këtë pasdite. Lajmin e kanë konfirmuar për tv Shenja nga Ministria e Drejtësisë, prej nga kanë hedhur poshtë gjithashtu raportimet e publikuara nga disa media se ministri i Drejtësisë Krenar Lloga do të japë dorëheqje pasi që kishte sinjale se ligji nuk do të miratohej nga ekzekutivi i vendit.

Nga ministria kanë deklaruar se Lloga është në krye të punëve dhe se do të çojë përpara procedurën për miratimin e plotë të Ligjit, i cili siç është thënë vazhdimisht nga Ministria, nuk ka për qëllim që të shërbejë për të falur asnjë funksionar të dënuar për kurrupsion dhe për vepra të rënda kriminale. /SHENJA