May 13, 2024
Maqedoni

Gruevski i reagon Mickovskit: A vërtetë ke deklaruar ashtu?

Ish kryeministri Nikolla Gruevski i ka reaguar përmes Facebookut lideri të VMRO-SPMNE, Hristijan Mickovski, ku ia parashtron disa pyetje:

Në lidhje me deklaratën e Hristijan Mickovskit për median gjermane FAC dhe lidhur me mua, e ftoj që t’i përgjigjet publikisht dy pyetjeve të mëposhtme:
1. A është e vërtetë që e ke thënë atë në deklaratën për mediat gjermane,
2. Nëse është e vërtetë, a mund të thotë ai personalisht publikisht se me cilën lëvizje, deklaratë, tekst apo ndonjë gjë timen jam përpjekur të përçaj partinë dhe të jap dëshmi se kam pranuar një lojë të pistë me qeverinë që duhet ta zbatoj me ndihmën e mbështetësit e mi në parti.”, shkruan Gruevski.