May 16, 2024
Maqedoni

Kush është vrasësi serial nga Shkupi, në vitin 2009 kishte vrarë 4 gra dhe kishte plagosur 3 të tjera

Viktor Karamarkov (lindur në 1981), i njohur si Raskolnikov Maqedonas, është një vrasës serial maqedonas që vrau katër gra të moshuara në Shkup nga marsi deri në tetor 2009. Përgjegjës për shumë vjedhje dhe tri tentim vrasje, ai është dënuar me burgim të përjetshëm dhe aktualisht ndodhet në burgun e Idrizovës.

I lindur në lagjen Gjorçe Petrov, Karamarkovi u rrit me nënën e tij të sëmurë mendërisht, pasi babai i tij vdiq kur ishte i ri. Edhe pse përshkruhej si i vetmuar, Viktori konsiderohej një djalë shumë inteligjent, i cili arsimin fillor e kreu me nota të larta. Ai ishte shumë i interesuar edhe për letërsinë e ndryshme ruse, veçanërisht për romanin “Krim dhe Ndëshkim” të Fjodor Dostojevskit, duke u identifikuar me personazhin kryesor të romanit, ish-studentin e varfër Rodion Raskolnikov. Megjithatë, Karamarkov ishte gjithashtu një delikuent dhe narkoman i njohur, i cili shpesh merrej me vjedhje të ndryshme.

Vrasjet

Duke marrë frymëzim nga libri i tij i preferuar, Karamarkov kërkon plaka të pambrojtura për të kryer vrasjet. Kur kishte gjetur një viktimë të përshtatshme, i ka rënë ziles dhe ka kërkuar para, me pretekstin se ishte nëna e tij e sëmurë. Pasi ka hy në banesë, Viktori ka nxjerë një sëpatë të vogël të mbështjellë me gazetë dhe shirit dhe më pas i ka vra viktimat, përpara se të plaçkiste banesën, veçanërisht bizhuteri ari për të blerë drogë. Pas çdo vrasjeje ai ka vizituar kishën “Shën Pjetri dhe Pali” në Gjorçe Petrov dhe ka kërkuar falje.

Viktimat

Ljubica Hristovska (83) – e vrarë në shtëpinë e saj në Butel, nga lëndimet në kokë. Në hetimin e parë, policia dyshoi se vrasësi ishte ose nga familja ose nga lagjja pasi nuk kishte shenja dhune, të gjitha sendet ishin në vend dhe dera ishte e mbyllur nga brenda.

Bosilka Krasojevic (71) – e vrarë në të njëjtën ditë me Bogoevskën, 15 tetor. Ajo u sulmua në shtëpinë e saj në rrugën “Revolucioni i Tetorit” dhe më pas vdiq nga plagët e marra. Autoritetet vunë re se kjo vrasje ishte shumë e ngjashme me vrasjen e Hristovskës.

Vera Bogoevska (76) – e vrarë në të njëjtën ditë me Krasojevic, 15 tetor. Ajo u sulmua në shtëpinë e saj në rrugën “Franco Cluz” dhe më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.

Elena Mileva (69) – e vrarë më 26 tetor, në shtëpinë e saj në rrugën “Ho Chi Min”. Karamarkov u arrestua për vjedhje menjëherë pas vrasjes së saj.

Ai gjithashtu ka tentuar ti vrasë edhe tre gra të tjera por ata i kanë mbijetuar lëndimeve.