Ish-ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai është një nga nëntë ambasadorët e rinj, emrat e të cilëve u miratuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë, shkruan Sitel përcjelltetova1.

Sipas burimeve të Sitel, ambasadore e re në Londër do të jetë Ilina Mangova, e cila ka një karrierë të pasur në sektorin joqeveritar, duke qenë pjesë e udhëheqjes së Institutit Ndërkombëtar Republikani (IRI).

Të tjerët janë diplomatë me përvojë, që kanë punuar gjatë viteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Mes tyre është edhe Linda Salieska Iljazoska, aktualisht pjesë e kabinetit të ministrit Mucunski, me rreth 20 vjet karrierë diplomatike dhe shumë misione në përfaqësitë diplomatike në Evropë. Pas përfundimit të procedurave, ajo do të bëhet ambasadorja e re e Maqedonisë në Hagë.

Sipas ligjit, të gjithë nëntë kandidatët duhet të prezantojnë planet e tyre para Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvend, pas së cilës Presidenteja Siljanovska do t’i dërgojë zyrtarisht në misionet diplomatike. Sipas burimeve tona, lista e ambasadorëve të rinj është tashmë e koordinuar mes Presidentes Siljanovska, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë.

" "

Përveç nëntë ambasadorëve, Qeveria vendosi sot të emërojë edhe dy persona për konsullatat në Melburn dhe Selanik.

Nga më parë janë të njohur emrat e Vele Trpevski si ambasador në Tiranë, Andrijana Cvetkoviç në Tokio, Dimitar Blazhevski në Kiev dhe Fadil Zendeli në Kopenhagen. Edhe ata presin të mbrojnë platformat e tyre në Kuvend.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, numri i diplomatëve të dërguar gjatë mandatit të Mucunskit do të arrijë 18. Prej tyre, mbi 60% ose gjithsej 11 ambasadorë dhe konsuj janë diplomatë me karrierë, duke e çuar përpara profesionalizimin e rrjetit diplomatik dhe duke respektuar ligjin e ri për Punë të Jashtme, i cili parashikon që të paktën gjysma e ambasadorëve të jenë diplomatë profesionistë.

sqShqip