May 25, 2024
Maqedoni

Publikohet fotografia e vajzës nga Shkupi të përfshirë në vrasjen e hendbollistit kroat (Foto)

Anxhello Gjorgjievski, i dyshuari I parë për vrasjen e hendbollistit Denis Tot, I cili ishte në arrati, gjendet në paraburgim. MPB-ja ka njoftuar se ai në orën 01.20 të mëngjesit u është dorëzuar zyrtarëve policorë ekipit operativ “Kërkime” në rajonin e lagjes Aerodrom, kurse rreth orës 02.00 është dërguar në paraburgim në Burgun e Shkupit.

Për të, sic njofton MPB-ja, tashmë është miratuar vendimi për përcaktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve.

Në mengjes edhe Prokuroria Publike njoftoi se MPB-ja në mëngjes ka njoftuar PTHP-në Shkup se Anxhello Gjorgjievski është privuar nga liria. Ai ishte në kërkim në bazë të urdhërit për zbatimin e procedurës hetimore për veprën penale vrasje. Për Gjorgjievskin MPB-ja, dje shpalli fletarrest ndërkombëtar.
Gazeta kroate “Jutarnji List” ka publikuar edhe identitetin e vajzës se përfshirë në incidentin tragjik, transmeton Almakos. Sipas kësaj gazete bëhet fjalë për vajzën Klementina Levkovska, e cila dyshohet se i ka dhënë disa goditje me shqelm hendbollistit kroat, pasi ai ka rënë pa vetëdije në tokë.

Klementina Levkovska, Foto: Jutatnji.hr

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, është prononcuar edhe Ministri I Shëndetësisë, Bekim Sali, I cili tha se Raporti I Inspektoratit Shtetëror Sanitar është dorëzuar në zyrën e tij dhe se pritet raporti I mjekësisë ligjore, raporton Klan Maqedoni.

BEKIM SALI – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Pas kompletimit të të gjithë dokumenteve do të formohet komision nëse la nevojë dhe nëse ka dyshime për cdo detaj. Nuk do të doja që në këtë periudhë kur procesi është hapur që të jap deklaratë. Ende nuk është kompletuar pasqyra, nuk mund të jap një përgjigje të saktë, por shoh se institucionet po e kryejnë punën në suaza të kompetencave”

Sic dihet, të enjten e kaluar në orët e hershme të mëngjesit, para një klubi të natës në Shkup, tre të dyshuar pas një zënke verbale kishin sulmuar hendbollistin kroat duke i shkaktuar goditje të shumta në trup. Nga kamerat e sigurisë është konstatuar se Anxhello Gjorgjievski ka bërë goditjen e parë, pas cka Denis Tot bie pa ndjenja. Tre të dyshuarit kanë vazhduar ta godasin hendbollistin derisa ai ishte shtrirë në tokë.

Obduksioni ka konstatuar se vdekja ka ardhë si pasojë e lëndimeve të trurit, pas goditjeve në kokë.