May 22, 2024
Maqedoni

Lokalizohet zjarri në Koçan, banorët dëshmojnë për tmerrin që kaluan

Mbrëmë ferri zbriti në tokë, kështu e përshkruajnë banorët e Koçanit tmerrin e një nate më parë kur rreth orës 18 zjarri qe nisi në fshatin Beli, vetëm pak kilometra nga Koçani, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta dhe zona e mbjellë me pisha, dru lehtësisht i djegshëm, shkrumboi më shumë se 100 hektarë pyje, të dhëna ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

Lokalizohet zjarri në Koçan, banorët dëshmojnë për tmerrin që kaluan
A503.08.2021 410 2 minutes read

Mbrëmë ferri zbriti në tokë, kështu e përshkruajnë banorët e Koçanit tmerrin e një nate më parë kur rreth orës 18 zjarri qe nisi në fshatin Beli, vetëm pak kilometra nga Koçani, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta dhe zona e mbjellë me pisha, dru lehtësisht i djegshëm, shkrumboi më shumë se 100 hektarë pyje, të dhëna ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

“Fatmirësisht të lënduar nuk ka, por dëmet materiale ende po përllogariten. Ne u ngjitëm deri sipër në kodër, ku disa banorë kanë pasur stallat e tyre, tek disa prej të cilave kishte pula, derra, pra kafshë e shpendë të djegur.”

Banorët thonë se situata ishte e tmerrshme. Edhe pse tentuan të shpëtonin kafshët e tyre, përhapja e shpejtë e zjarrit e pamundësoi një gjë të tillë.

Me kafshët këtu dihet si kaluam, në frikë duke ikur andej, t’i largojmë sepse zjarri vinte shpejt me erë të fortë. Më e tmerrshme se kjo nuk ka. Disave iu dogjën derrat, pulat, më keq nuk ka.

Sikurse ra diçka nga marsi me qëllim, që të ndizet këtu. Ishte çudi, katastrofë, nuk mund ta përshkruaj si ishte. Zjarrfikësit kur dola nga ora gjashtë, ata shkuan me automjet lartë, dhe nuk mundën të shpëtojnë këtu asgjë. Këtu kishte një zjarrfikës spërkati, më tha ik, dhe unë ika, nuk mund të shpëtojmë më tha nga ky zjarr.

Cisterna ishte këtu aftë, por s’mund të bënte asgjë. Cisternat ikën të shpëtojnë shtëpitë. Zjarrfikësit po përpiqeshin në atë anë. Ata menduan se do ta ndalonin, por zjarri vazhdoi drejt lagjës. Ne këtu bëmë rreth e qark me dy traktorë. Nuk mundëm të shpëtojmë asgjë.

Kryetari i Koçanit tha se në ndihmë zjarrfikësve u erdhi edhe ushtria dhe qindra banorë, fokusi i tyre ishte te mos lejonin mbërritjen e flakëve deri tek shtëpitë.

“Nuk mund ta themi dëmin, sepse ajo që bëmë sot në mëngjes është formimi i ekipit të vlerësimit të dëmeve nga ana e Komunës, që në vendngjarje bën ekspertizë, dhe vlerësime nga dëmet e shkaktuara, që do të na ndihmojnë të kemi qasje të drejtë ndaj asaj që ndodhi si dëm te qytetarët, dhe në kuadër të mundësive tona tu ndalim në ndihmë, dhe të ndihmojmë në riparimin e dëmeve nga ky zjarr i tmerrshëm që e kaploi Koçanin.”- deklaroi Nikollço Iliev, Kryetar i Komunës së Koçanit.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhjetëra persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit, por nuk ka persona me lëndime serioze. Dyshohet se zjarri në fshatin Beli ne Koçan mund të ketë nisur nga dëmtimi i një shtylle elektrike nga era e një dite më parë, megjithatë nuk ka konfirmim zyrtar.