Ejup Berisha

Ne pjestarët e bashkësisë etnike shqiptare që jetojmë këtu në RMV, disa të drejta tona kombëtare në këtë shtet duhet ti
gëzojmë me kusht. Po po ne pra për ti realizuar disa prej tyre detyrimisht duhet ti plotësojmë kushtet e caktuara. Kur jemi te sfera e realizimit të tyre neve na duhen disa përqindje të caktuara të
pranisë së popullatës shqiptare nëpër vendbanimet ku jetojmë. Ato janë 20 dhe 50% përqind. E nëse
nuk egzistojnë këto nuk ka realizim të drejtave tona kombëtare. Psh për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe këtu te ne, ne duhet të jemi mbi 20 përqind shqiptar te pranishëm në nivel të teritorit të Republikës. Më tej për të pasur të drejtë që ti përdorim simbolet tona kombëtare ne duhet të jemi mbi 50 përqind shqiptar të pranishem në një
vendbanim të caktuar. Fatkeqsisht këto zgjidhje janë të parapara me aktin më të lartë politiko-juridik me Kushtetutën si dhe me ligjet egzistuese që e rregullojne çështejen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të qytetarit këtu në këtë shtet. Të njejtat gjithashtu janë pasojë e zgjidhjeve të pranishme në Marrëveshjen paqësore të Ohrit. Dhe parashtrohet pyetja se pse dikush ka pranuar zgjidhje të tilla që ne të mund ti realizojmë të drejtat tona kombëtare me kushte kur të njejtat kemi mundur ti realizojmë pa to. Pra realizmi i të drejtave kombëtare nuk guxon të kufizohet me asgjë përpos se me masat ligjore për mbrojtjen e sigurisë, të integritetit e sovranitetit teritorial te shtetit. Vlersoj se realizimi i të drejtave kombëtare është i përgjithshëm e jo i pjesëshëm. Pse përdorimi i gjuhës amtare por dhe përdoromi i simboleve tona kombëtare duhet të realizohen me kushte. Duhet theksuar se shqiptarët nuk janë komb i krijuar me kushte dhe i njejti nuk duhet të kushtezohet me asgjë
në sferën e realizimit të të drejtave kombetare. Botërishtë dihet se si është krijuar kombi ynë, i njejti pra është krijuar si pasojë e krijimit të fakteve dhe rrethanave reale e konkrete empirike e historike. Nëse jemi komb i krijuar pa kushte atëherë pse realizimi i të drejtave tona kombëtare duhet të bëhet me kushte. Egzistimi i kushteve nenkupton egzistim të kufizimeve. Kështuqë nëse një pjesë e shqiptarëve i gë
zon disa të drejta kombëtare ne nje teritor te caktuar të shtetit dhe një pjesë tjetër e shqiptareve nuk mund ti realizon të njejtat të drejta për shkak se nuk arrinë ti plotëson kushtet e caktuara të kërkuara atëher kjo pjese e qytetarëve shqiptar është e diskriminuar. E diskriminimi është i ndaluar me Kushtetutën dhe me ligjet pozitive të RMV-së. Ky gjithashtu ndalohet edhe me Deklaratën e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qyteyarit, nënshkruese e të cilës është edhe Republika e Maqedonisë. Duke u nisur nga realiteti i ri që është i pranishëm në shtetin tonë që nga viti 2001 krijohet përshtypja se Marrveshja e Ohrit e garanton realizimin e te drejtave tona kombetare më tepër në nivelin lokal e jo ne atë çendror. Kjo gjë është shumë tragjike por ajo që është akoma më tragjike është fakti se ato të drejta tona themelore kombëtare që u përmendën në këtë shkrim duhet të realizohen me kushte. Prandaj ne i kemi problemet dhe vështërsitë me mos mundesinë e realizmit të drejtave tona kryesore nga një pjesë e qytetarëve shqiptar për shkak të mosmundësisë së sigurimit të kushteve të caktuara që kërkohen të sigurohen për realizimin e tyre.

sqShqip