Pse te ne shqiptarët ndodhë një dukuri e këtillë
SHKRUAN:NEHAT JAHIU
Sa e sa mendojë dhe nuk mund të vijë tek përgjogja e saktë se pse te ne shqiptarët ndodhë një dukur e këtillë që mos të mbështesim, përkrahim, mos të ia japim vendin e merituar njeriur që meriton dhe që posedon vlera në çdo aspekt, por gjithnjë ndodhë e kundërta.
Nëse nisemi që nga vendlindja jonë ne krr nuk e respektojmë një njeri të ditur, të mençur, të edukuar, të moralshëm dhe me vlera, por zakonisht i duam njerëzit e paditur, të pamoralshmit, të pavlerat, hajnat, kodoshat dhe…Një gjë e tillë fillon që nga vendi lindjes dhe vazhdonë edhe më gjërë.
A thua një gjë e tillë ndodhë nga xhelozia që unë më së tepërmi e mbështesë këtë dukuri egoiste tek ne që njeriun e mirëfilltë nuk e mbështesim dhe nuk e avansojmë, por e urrejmë. Pse ne nuk krenohemi me njerëzit e tillë që janë krenaria e atdheut, komnit dhe popullit. Është çudi e madhe nëse i vënë në peshore për të krahasuar një person me shumë vlera që posedon në çdo aspekt dhe një person tjetër që nuk posedon asnjë vlerë pozitive dhe ne e mbështesim ate të pavlerin.
Ndodhë edhe kjo. Nëse futet në vota një person me vlera shumë të çmueshme dhe që ka bë vepra shumë të mëdha për atdhe komb dhe popull dhe një palaço që nuk ka bërë asgjë as për atdhe, për komb, popull dhe asnjë gjë nuk posedon në vete as nga ana e diturisë dhe karakterit njerëzor dhe ndodhë që mu këtilli të dal fitues ndaj personit me vlera shumë të larta që posedon në çdo aspekt. Një gjë e këtillë të habit aq shumë dhe nuk mund të japësh përgjigje pse një gjë e këtillë dhe të gjitha këto gjëra bëhen me vetëdije dhe jo pavetëdije. Është për tu hanitur!
Kur një gjë e tillë ndodhë në vendin tuaj ku ke lindur dhe jeton, por edhe në tërësi në çdo vend ku jetojnë shqiptarët dhe ne për shumë gjëra të pakuptimta nuk i mbështesim njerëzit meritor, por veprojmë në të kundërtën dhe përkrahim njerëz jo meritor për ne si popull kjo është vetvrasje.
Këto vetvrasje janë duke na ndodhur me vite e vite të tëra, por ja që nuk po ndalemi të vetëdijësohemi dhe të i parshtrojmë vetës se me këtë mënyrë të veprimit ku jemi nisur dhe ku do të arrijmë. Të nënçmohen njerëzit me vlera dhe të mbështeten njerëzit të pavlerë në përgjithësi ky është një absurditet i madh dhe i çuditshëm që më duket se po ndodhë vetëm te ne shqiptarët.