May 16, 2024
Maqedoni

Në 24 orët e fundit vetëm tre pacientë janë pranuar në kovid-qendrat në Shkup

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshimtë me koronavirus të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin është 249 dhe ka 538 shtretër të lirë spitalor, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në Shkup janë hospitalizuar tre pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga Kovid-19. Gjithsej 100 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, ndërsa 148 në pjesën tjetër të vendit.

Në 24 orët e fundit, në Institutin për TBC nuk ka pasur pranime.

Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur dy pranime të pacientëve dhe një është pranuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 32 pacientë të shëruar.