May 4, 2024
Kolumna

Teknologjia po na shkëput nga libri!

Shkruan: Prof. Dr. Xheladin Murati
Libri ofron hapësirë për reflektim
Teknologjia po na tjetërson, bën shkëputje nga libri. Nxënësit do t’ia harrojnë vlerën librit.
Mësuesit kanë detyrë morale si edukator që të paktën nxënësit t’i nxisin të lexojnë para se vërtet të jetë shumë vonë.
Duhe t’i bindin nxënësit se libri është realisht thesar, se ai dhe vetëm ai mund t’i aftësojë në të shkruar dhe në të folur. Se vetëm libri me aromën e tij krijon aftësinë për të dalluar, për të gjykuar dhe për të arsyetuar.
Shkollat janë të përmbytura nga kompjuterët, vështirë se mund t’i mësojnë nxënësit si të mësojnë.