Pse politikanët nuk dorëzojnë vërtetime mjeksore për gjendjen e tyre shëndetsore dhe psikike
Ejup Berisha
A kanë këtu në vendin tonë kandidatët e shumtë të prezentuar për të marrë pjesë në zgjedhjet qëndrore apo dhe lokale dokumentacion adekuat dhe të besueshëm mjeksor dhe psikiatrik lidhur me gjendjen e tyre shëndetsore dhe psikike. Me to duhet të vërtetohet se gjendjet shëndetsore dhe psikike të kandidatëve të shumtë të prezentuar në garat zgjedhore janë të mira dhe në rregull. Këtu njerëz të shumtë dhe të ndryshëm garojnë në zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet Presidenciale dhe në zgjedhjet lokale, tani në këtë kohë në rrjedhë te ne është edhe fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetorë. Dhe kandidat të shumtë që garojnë për postet e Kryetarëve të komunave dhe për këshilltar komunal të njëjtët që të mund të garojnë në zgjedhjet në fjalë duheet të sigurojnë dokument zyrtar lidhur me gjendjet e tyre shëndetsore dhe psikike. Gjithashtu ky është edhe një prej kushteve kryesore i paraparë edhe me Kushtetutën e RMV-së pra në bazë të dispozitave kushtetuese që dikush të mund të garoj në zgjedhje kandidatët e mundshëm deri te KSHZ duhet të dorëzojnë edhe vërtetim mjekësor me të cilin vërtetohet se ai apo ajo në aspekt shëndetsorë dhe psikik janë mirë dhe në rregull. Pra shkurt thënë dokumenti i dhënë nga institucionet kompetente mjeksore përpos që e mundëson kandidimin e individëve në zgjedhje i njëjti gjithashtu nëse individ të caktuar fitojnë në zgjedhje dhe marrin poste politike ai të njëjtëve gjithashtu u mundson që ti ushtrojnë pa problem dhe pa asnjë pengesë postet që i marrin dhe detyrimet kushtetuese dhe ligjore që u ngarkohen për ti zbatuar. Por kush e din se athua vallë a i dorëzojnë me të vërtetë këto dokumente të marra nga institucionet shëndetsore dhe psikiatrike kandidatët që duan të paraqiten në garën zgjedhore . Shëndeti i mirë fizik dhe mental janë shumë të rëndësishëm bile këto janë kyq edhe për qytetarët me qëllim që këta ta dinë dhe të shohin se me çfar kandidatësh do të kenë punë apo dhe me kend do të kanë raporte gjatë kohës kur individ të ndryshëm zgjidhen dhe ushtrojnë poste dhe detyra të rëndësishme shtetërore dhe publike. Më tej pse nuk bëhet obligim ligjor dhe moral që funkcionarët e zgjedhur të dorëzojnë më shumë se një vërtetim për gjendjen e tyre shëndetsore dhe mentale gjatë mandatit të tyre politik katër apo dhe pesë vjeqar. Këtë e themë për faktin se gjendja shëndetsore dhe shëndeti mental sot janë shpesh të ndryshueshme. E kemi parë nga disa përgjime se si sillen disa politikanë të zgjedhur në opinion,apo se si sjelljet e tyre janë të çuditshme, të pashpjegueshme bile dhe jonormale. Pra nëse i keni dëgjuar përgjimet e bisedave të politikanëve këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në ato përgjime që janë publikuar edhe në opinion që dikur i posedonte partia LSDM e cila atë kohë ishte në opozitë këtu në RMV, në të njëjtat pra dëgjohen shumë sharje dhe fjalë banale. Me këtë rast a i keni dëgjuar politikanët shqiptar se si i ofendojnë, i shantazhojnë, i kërcnojnë, i tallin dhe i shajnë qytetarët e ndryshëm me fjalë më banale dhe me sharje më të ndyera. Sharje më të shpeshta që janë dëgjuar në disa nga përgjimet e transmetuara edhe në opinion nga ana e disa politikanëve shqiptarë këtu te ne janë ato në adresë të nënave të qytetarëve pa veçuar asnjë prej tyre në stilin Jau bëfsha e jau kthefsha bibip-mamatë, apo dhe sharja në stilin shqiptari nuk të thotë baba nëse nuk ja-bip mamanë. A nuk janë këto sjellje jonormale dhe të pajustifikueshmnga ana e politikanëve të zgjedhur shqiptar të cilët në poste të rëndësishme politike kanë ardhur dhe vijnë me votat e qytetarëve të cilët më pas në mënyrë të pakuptueshme i ofendojnë,i shantazhojnë, i kërcënojnë i tallin dhe i shajnë. Pse politikanët të mos shkojnë më shpesh nëpër klinika të specializuara shëndetsore dhe mentale dhe të marrin mendime, diagnoza meritore,kompetente dhe reale për shëndetin dhe për gjendjen e tyre mendore. Shëndeti mendor i njerëzve është i ndryshueshëm prandaj funkcionarët e zgjedhur duhet më shpesh që ti vizitojnë klinikat dhe institucionet e specializuara pskikatrike. Nga njëra anë problem për sjelljet e tilla të pahijshme dhe arrogante të politikanëve është forca e stërtepruar e akumuluar në duart e tyre prandaj politikanët kur ndodhen në pushtet dhe në poste të ndryshme nuk mund ta kontrollojnë veten dhe sjelljet e tyre por edhe askush nuk mund që tua kufizojë forcën reale atyre,.Dhe për fund pa hidhërime çrregullimet shëndetsore dhe psikike janë gjendje reale që mund të ndodhin te të gjithë njerëzit e më së shumti te politikanët për shkak të nivelit të stresit shumë të madh që e kanë ata gjat ushtrimit të posteve të ndryshme, Pastaj ne shumicën e kandidatëve të cilët gatojnë në zgjedhje nuk i njohim shumë realisht në jetën private dhe sa mund ta njohësh dhe zbulosh një person dhe karakterin e tij real për njëzet e një ditë fushatë parazgjedhore. Ndërsa gjatë kësaj periudhe gjithkush i maskon personalitetin dhe sjelljet reale të tij duke u prezentuar më ndryshe vetëm e vetëm që tia arrijnë qëllimit ti marrin votat dhe të zgjidhen në postet të cilit ja ka mësy ti fitojnë.