April 26, 2024
Kolumna

Lufta për të bukurën grua nuk mjafton asnjëherë

Shkruan: Silvana Begaj, Aktiviste në diasporë

Video: https://fb.watch/hdTCr6rO4j/?mibextid=v7YzmG

Lufta për kauza të tilla duhet të jetë e fortë dhe e palëkundur në emër të të gjitha vajzave, nënave, grave që pshehrëtinë përpara se të flenë: Ah sikur të isha djalë!
E të flasësh, të bërtasësh nuk mjafton!

Duhet ç’rrënjosje mentaliteti që mos të ketë më breza të dhunuarish dhe dhunuesish.
Se ne si shoqëri e vrasim një femër që në lindje. E vrasim me paragjykime, e vrasim me kufizime, e vrasim me mendime e mosveprime.

Sot në prag të 2023-shit kemi vajza në Shqipëri që kërcënohen dhe turpërohen nga opinioni se besuan në dashuri.

Sot, këto vajza nuk gjejnë forcë se janë rritur me nëna pa të drejta dhe pa zë. Ato nuk e njohin forcën brenda vetes.

Sot kemi nëna të reja që pranojnë dhunën verbale, psikologjike apo fizike vetëm sepse nëse largohen nga shtëpia e burrit nuk ka derë që i hapet. Babai jo e jo, shteti merret me gjëra më të rëndësishme se aq.

Sot kemi gra që askush nuk i hap mundësinë për tu rritur profesionalisht pa pasur një mashkull mbrapa krahëve që e udhëheq si kukull.

Sot dhe dje kemi e kishim kaq shume raste që ne duhet të luftojmë fortë që të ndalohen sa më shpejtë sepse po vrasim ëndrra, po vrasim jetë dhe po vrasim të ardhmen në këtë vend maskilist.

Por ne jemi këtu!
Për të ndalur indiferencën ndaj këtij fenomeni që po bëhet ushqimi ynë I përditshëm.
A jemi bashkë?

#Shpërndaje