May 25, 2024
Zgjedhje Lokale 2021

Bekim Salim takohet me kryetarin e UKTB, Ugur Ibrahim Altaj

Kandidati për komunën e Çairit, Bekim Sali gjatë ditë së sotme ka zhvilluar një takim me kryetarin e Unionit të Komunave Turke në Botë (UKTB), z. Ugur Ibrahim Altaj.

“Kisha rastin ta takoj kryetarin e Unionit të Komunave Turke në Botë (UKTB), z. Ugur Ibrahim Altaj, me të cilin biseduam për planet dhe strategjitë se si mund t’i zhvillojmë komunat tona dhe të kemi bashkëpunim mes komunave të Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Republikës së Turqisë. Unë shpreha gatishmërinë që Çairi të jetë adresa e parë ku Unioni do ta gjejë mikun dhe bashkëpunëtorin korrekt”, ka deklaruar Sali.