May 15, 2024
Maqedoni

Pse krahasohet kryeministri teknik i BDI-së me Sinan Hasanin?

Shkruan: Bekim Qoku

Sepse Hasani ishte fasada në Jugosllavi që mbulonte torturat, diskriminimin, pabarazinë reale që i ndodhte një populli të tërë.
Kështu është shumë më kollaj të thuhet: “po ju ç’doni më, e keni presidentin Hasani (kryeministrin teknik), mbylleni gojën. Spitalet, shkollat, gjuha shqipe, teatrot s’ kanë ç’u duhen, gjithë këto do i gjeni në Gjermani”.

Për lustrën e kësaj fasade që na verboi sytë për të mos parë shëmtinë brenda, regjimi u detyrua të paguajë, me paratë e popullit, kryemjeshtërit fasader, magjistarët e fjalës së shtrembëruar nga Prishtina dhe Tirana, Batonin, Beratin, Blendin e Adriatikun.