Grubi nga Saraji: Në Saraj nuk ka nevojë për zgjedhje, dihet që fiton Blerimi

Duke shkuar në tubimin e sotëm në komunën e Sarajit të Bashkimit Demokratik për Integrim pyeta shoqëruesit e mi, pse kemi zgjedhje në Saraj, pse duhet të ketë zgjedhje në Saraj, a ka kundër kandidat të tjerë se nuk i njoh? Me këtu pyetje për të pranishmit e nisi fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në komunën e Sarajit ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Blerim Bexheti dhe lista e këshilltarëve, informon GAZETA.MK

“Nuk ka nevojë për zgjedhje këtu, plebishitare është mbështetja për Blerimin, për Muhametin, për Ardijanin, kështu që e thash edhe në një vend tjetër: Nuk bën me e zgjat shumë, e bëjmë sikur Fejza, rrethojmë numrin 3, e mbyllim muhabetin dhe votojmë për Blerim Bexhetin”, është shprehur Grubi.