May 24, 2024
Lajmet e reja

Pse kishte dhënë dorëheqje i ati i Venko Filipçes në vitin 1997? Çfarë ndodhi me xhaxhain e Venkos në kufirin Slloven me 2 milionë marka?

Venko Filipçe të premten dha dorëheqjen nga detyra e ministrit të shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas tragjedisë së madhe që i ndodhi Tetovës, një tragjedi në të cilën 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular covid.

Populli kërkoi dorëheqjen nga Filipçe, por edhe të mbajë përgjegjësi penale për shkak të lëshimeve në ndërtimin e spitalit dhe materialeve të përdorura që kontribuan që i gjithë spitali të kthehet në hi në më pak se tre minuta.

Filipçe ndryshoi mendje për dorëheqjen e tij brenda ditës pasi deklarata e tij e parë ishte se do të priste që hetimi të përfundonte për të dhënë dorëheqjen, por më pas ndryshoi mendje.

Kryeministri Zoran Zaev në llogarinë e tij në Facebook bëri të ditur se do të vendosë nëse do të pranojë dorëheqjen e ministrit vetëm pasi të ketë përfunduar hetimi.