May 19, 2024
Lajmet e rejaRajon - Botë

Amina Nuraj: Shqiptarët e Sanxhakut tashmë kanë një derë ku të trokasin për hallet dhe dertet e tyre

“Unë kam përballë një armik të përbetuar, por ai armik në fakt nuk është asgjë, sa e madhe është dashuria ime për kombin tim”

Amina Nuraj e lindur në Novi Pazar, ka diplomuar në dy fakultete në Beograd; Fakulteti Teknik dhe Ekonomik, flet tre gjuhë të huaja dhe gjuhën amtare shqipen. Amina vitin e kaluar ëhstë emruar kryetare e zyres së KKSH-së në Novi Pazar. Në një intervistë për LajmiAL, Amina flet për gjendjen e shqiptarëve të Sanxhakut.

LajmiAL: Fillimisht na përshkruani situatën me të cilën ballafaqohen shqiptarët e Sanxhakut?

Amina: Shqiptarët e Sanxhakut po luftojnë kundër shtetit terrorist të Serbisë, i cili me çdo mënyrë po mundohet t’ua marrë çdo të drejtë shqiptarëve në të. Shqiptarët e Sanxhakut po luftojnë me papunësinë, terrorizmin dhe janë të detyruar të largohen nga Sanxhaku për shkak të varfërisë dhe të kërkojnë punë dhe jetë më të mirë në vendet tjera, larg atdheut dhe familjes së tyre, por i gjithë ky është plani i Serbisë për të pushtuar territorin e Sanxhakut sa më shumë.

LajmiAL: Cilat janë të drejtat që gëzojnë shqiptarët e atjeshëm, nëse kanë të drejta si shqiptarë?

Amina: Me problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës tashmë jeni mirë të njpftuar, por besoni që problemet e tyre nuk janë asgjë në krahasim me ato që ne përballemi në përditshmëri. Ne po luftojmë për ekzistencë, po luftojmë kundër asimilimit dhe sllavizimit që na solli Serbia me terrorin e saj në Sanxhak 100 vjet më parë.

LajmiAL: Çka ju ka shtyr juve që të aktivizoheni për sensibilizimin e çështjes shqiptare në atë pjesë të Serbisë?

Amina: Dashuria, respekti dhe dëshira ime e sinqertë për Atdheun, Kombin dhe bashkëvendasit e mi.

LajmiAL: Sa po gjeni përkrahjen e shqiptarëve dhe a keni vështirësi kur dihet kë keni përballë?

Amina: Unë kam përballë një armik të përbetuar, por ai armik në fakt nuk është asgjë, sa e madhe është dashuria ime për kombin tim. Kam shumë mbështetje nga bashkëkombëtarët e mi në të gjithë botën, për të cilën i jam mirënjohës.

LajmiAL: Çfar mun të na thoni lidhur me arsimimin e rinis shqiptare të Sanxhakut?

Fëmijët e Sanxhakut janë të arsimuar mirë, por pa punë, kjo I bënë të pafuqishëm në vendimarrje dhe të humbin shpresën për një të ardhme më të mirë. Andaj kjo ishte edhe arsyeja e aktivizimit tim në këtë rrugëtium jo të lehtë.

LajmiAL: Sa ka arritur ta intensifikoi çështjen e shqiptarëve hapja e zyres së KKSH-së në Novi Pazar?

Amina: Z. Nevzad Lutfiu bëri një punë të madhe për ne. Me hapjen e kësaj zyre populli ndjeu një lehtësim të madh në çdo gjë. Tash kemi një vend ku popullata mund ti adresojë problemet e tyre dhe pastaj ti adresojmë tutje.

LajmiAL: Pse deri më tash shum pak është folur për shqiptarët Sanxhakut?

Amina: Unë e quaj gjenocid pa armë dhe tanke. Na keni harruar dhe çdo fëmijë që harron e lë nëna mbetet jetim dhe kur vjen njerka e trajton atë fëmijë në mënyrën më të keqe të mundshme. Kështu ndodhi edhe me njerëzit në Sanxhak. Jemi të harruar, të lënë pas, të keqtrajtuar, të robëruar, të asimiluar…

LajmiAL: Çka na premton Amina, se do të ndryshojë për shqiptarët e Sanxhakut?

Amina: Unë jam person që nuk premtoj, por punoj në fshehtësi. E vetmja gjë që premtova ditën që u bëra kryetarja e zyrës ishte se do të mbroja me jetën time jetën e çdo shqiptari në Sanxhak dhe në çdo pjesë të Shqipërisë nënë./LajmiAL/