May 8, 2024
Maqedoni

Pse iu refuzua viza amerikane një ministri të BDI-së? Ja çka shkruajnë mediumet në Maqedoni!

Mediumet kanë shkruar lidhur me shkaqet e mundshme se pse i është refuzuar viza amerikanr një ministri nga radhët e BDI—së.

Duke transmetuar informacionin e portalit tonë Lideri.mk, agjencia e lajmeve Libertas shkruan se shkaku me gjasë është afersia e ministrit në fjalë me kryetarin Ramiz Merko, i cili para do kohe u shpall “non grata” në SHBA.

Informacionin fillimisht e publikoi sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

“Kur jemi te pyetjet publike, opinioni hala nuk mori përgjigje se cilit nga ministrat e BDI-së i është refuzuar viza amerikane dhe pse ka ndodhur kjo.
A mos, ndoshta, dëshiron të përgjigjet Artan Grubi?”, ka pyetur për herë të dytë Ibrahimi përmes Facebookut.

Lidhur me këtë informacion, portali Lideri.mk ka kërkuar reagim ambasada amerikane në Shkup, prej ku janë përgjigjur se për shkak të privatësisë së aplikacionit sektori konsulliir pranë ambasadës nuk komenton asnjë informacion që ka të bëjë me aplikimin e qytetarëve për vizat, qofshin ata edhe funksionarë.

Ndryshe, Faqja zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit ka publikuar të dhënat për përqindjen e kërkesave për viza të refuzuara për SHBA-në në vitin 2022. Sipas ketyre të dhenave, Maqedonia e Veriut është ndër vendet e rajonit që qëndrojnë më keq në këtë “kategori”.

Në statistikat e publikuara sipas shteteve nga të cilat janë pranuar aplikacionet, thuhet se vitin e kaluar janë refuzuar 26,29 për qind e aplikacioneve të aplikantëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, përcjell KlanM./Lideri.mk