April 27, 2024
Maqedoni

Protestë në Shkup për rastin me Klinikën e Onkologjisë

Qytetarë do të protestojnë në Shkup për rastin me Klinikën e Onkologjisë. Siç është paralajmëruar, protesta do të fillojë nga ora 18 para Qeverusl, ndërsa më pas do të vazhdojë para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Brutaliteti i pushtetit çdo ditë sjell viktima të reja, ndërsa kësaj radhe viktima janë pacientët e Klinikës së Onkologjisë, të cilët me muaj në gjendje të rrezikshme për jetën kanë pritur ilaçe, ndërsa ilaçet kanë përfunduar në tregun e zi në Kosovë. Bëhet fjalë për krim të organizuar ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe ka vitë që vazhdon”, shkruhet në publikimin në Fejsbuk dhe në kumtesën dërguar mediave.

Siç shtojnë organizatorët e protestës, kërkohet përgjegjësi nga ish-ministrat e Shëndetësisë Venko Filipçe, Bekim Sali, ministri aktual Fatmir Mexhiti, nga zëvendësit Ilir Hasani dhe Maja Manoleva, nga ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar, Irina Sotirova Buhova dhe aktualja, Renata Mlladenovska, si dhe nga ish-drejtori organizativ i Klinikës, Nehat Nuhi.

Në bazë të një vendimi gjyqësor, të premten e kaluar janë kryer kontrolle në Klinikën e Onkologjisë dhe në dy banesa private. Në këtë mënyrë janë sekuestruar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe ekspertizës.

Siç informojnë nga Prokuroria Publike, aksioni është kryer në bazë të pretendimeve në tekste gazetareske, lidhur me punën e Klinikës.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje deklaroi se të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin do të sanksionohen, por jo të gjithë punonjësit e shëndetësisë duhet të sulmohen.

Detyra e MPB-së dhe e Prokurorisë, siç tha ai, është të sigurojnë prova në bazë të të cilave do të identifikohen autorët.

“Nga ana e kryetarit të Qeverisë nuk do të ketë asnjë ndërhyrje për mbrojtjen e askujt. Sepse, këto janë vërtet akuza të tmerrshme që janë objekt hetimi i MPB-së dhe Prokurorisë. Unë shoh edhe në media, veçanërisht në rrjetet sociale, që duan të krijojnë një imazh të përfshirjes vetëm të njerëzve të caktuar, në varësi të përkatësisë së tyre. Ajo që mund të them është se ky lloj krimi është shumëpartiak, multietnik dhe multikulturor,” ishte vendimtar Kovaçevski.

Nga opozita VMRO-DPMNE, në vend që ta relativizojnë rastin, kanë kërkuar nga kryeministri që të pranojë përgjegjësinë, sepse ajo që ndodhi në Klinikën e Onkologjisë, në masë të madhe ka ndodhur në kohën kur ministrat e tij ishin në krye të sektorit dhe kur u emëruan drejtorë në institucionin të cilat janë rezultat i tregut të koalicionit të tij.

“Nëse kjo qeveri do të ishte Evropë, siç nuk janë, sot do të ishin dorëzuar dorëheqjet, përfshirë edhe të tijën”, theksojnë nga partia opozitare.